Flash News

E-TJERA

Të maskuar dhe të armatosur, dy hajdutë dhunojnë të moshuarin brenda banesës në Lezhë

Të maskuar dhe të armatosur, dy hajdutë dhunojnë të

Dy hajdutë kanë hyrë për të grabitur një banesë në Malecaj të Lezhës. Por ajo ç’ka e bën më të rëndë situatën është fakti personat e armatosur dhe të maskuar kanë dhunuar një pjesëtar  të moshuar të familjes.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e familjes Buja, raportojnë mediat dhe dy personat kanë qenë të maskuar dhe të armatosur.

Në momentin e ngjarjes brenda shtëpisë ishte vetëm kryefamiljari Nikoll Buja, i cili sapo ka dëgjuar zhurmën është zgjuar dhe ka konstatuar grabitësit.

Këta të fundit hasen në rezistencën e të moshuarit dhe kanë nisur të përleshen me të, duke e goditur në pjesën e kokës, ndërsa në ato momente kanë qëlluar dhe me armë zjarri, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.

Të fundit