Flash News


E-TJERA

Të shpallur në kërkim për drogë, arrestohen dy persona në Rinas

Të shpallur në kërkim për drogë, arrestohen dy persona

Dy persona në kërkim janë arrestuar në aeroporin e Rinasit. Një prej tyre do të ekstradohet drejt Italisë. Personi që do të ekstradohet është K. Ç., 33 vjeç, i dënuar më parë në Gjermani, për trafikim narkotikësh.

33-vjeçari është dënuar me burg nga Gjykata e Pavias, Itali në 2019-ën për ,“Arrest në burg”, për veprën penale "Trafikim droge".

Ndërsa i arrestuari tjetër, Sali Allushi, 59 vjeç, ishte dënuar nga Gjykata e Elbasanit në vitin 2014-ën me 7 vjet e 5 muaj burgim, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Me datë 15.10.2011, në dalje të qytetit të Elbasanit, 59-vjeçari është kapur teksa shiste në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, sasi lënde narkotike heroine.

Të fundit