Flash News

E-TJERA

Temperaturat disa gradë nën zero, parashikimi i motit për ditën e sotme

Temperaturat disa gradë nën zero, parashikimi i motit për

Territori shqiptar do të mbetet në ndikimin e presionit të ulët amtosferik, duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta të jenë prezente në të gjithë vendin.

Për shkak të lagështirës së lartë në ajër si edhe masave ajrore të ftohta nga verilindja e Europës i ftohti do të ndjehet edhe më shumë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në mëngjes, por mesdita mbetet në të njëjtat vlera, duke u luhatur nga -7°C deri në 10°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi verilindor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 3 ballë.

 

Të fundit