Flash News

E-TJERA

Temperaturat në rritje graduale, si parashikohet moti në fundjavë

Temperaturat në rritje graduale, si parashikohet moti në fundjavë

Në fundjavë vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme falë masave ajrore të ftohta dhe të thata me origjinë veriore.

Për sot moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare kryesisht në relievet malore në lindje, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Për ditën e Diel moti parashikohet me kthjellime por edhe alternime vranësirash mesatare dhe të dendura kryesisht në pjesën e parë të ditës deri në orët e pasdites. Më pas mot përsëri i kthjellët në të gjithë territorin.

Sa i përket fushës termike pritet rritje graduale në të dyja vlerat por më e ndjeshme rritja pritet të jetë në vlerat e mesditës.

Temperaturat në rritje graduale, si parashikohet moti në fundjavëTemperaturat në rritje graduale, si parashikohet moti në fundjavë

 

Të fundit