Flash News

E-TJERA

“Tempulli”/ I shpallur në kërkim, arrestohet 20-vjeçari në Vlorë

“Tempulli”/ I shpallur në kërkim, arrestohet

Një 20 vjeçar që ishte shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike ka rënë në prangat e policisë së Vlorës.

Shkëlzen Zykaj nga Selenica ishte në kërkim pasi Gjykata e Vlorës kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ndërkohë policia njofton se vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

 

Të fundit