Flash News

E-TJERA

Tensione në aeroportin e Vlorës, bllokohet hyrja e punëtorëve pas konfliktit mes kompanive private

Tensione në aeroportin e Vlorës, bllokohet hyrja e

Mëngjesi i sotëm është shoqëruar me tensione në aeroportin e Vlorës, pas një përplasjeje mes punonjësve të kompanive “2A Group”, në pronësi të Valon Ademit, dhe “Mabco”, kompania e biznesmenit Behgjet Pacolli.

Burime pranë kantierit bëjnë me dije se “2A Group” ka penguar hyrjen e stafit të “Mabco”-s në zonën e punimeve. Në reagim, punonjësit e kësaj të fundit kanë bllokuar hyrjen kryesore të aeroportit, duke ndaluar qarkullimin e mjeteve.

Konflikti konsiderohet vazhdim i mosmarrëveshjes së nisur prej muajsh mes dy ortakëve të shoqërisë “VIA”, ku në qendër të debatit janë kuotat e aksioneve dhe kontrolli mbi projektin.

Kompania e Behgjet Pacollit pretendon se gëzon të drejtën ligjore për të ushtruar aktivitetin në aeroport, ndërsa pala e “2A Group” argumenton se hyrja e tyre në kantier është bërë pa autorizim.

Më herët, palët kishin nënshkruar një kontratë noteriale që parashikonte rritjen e aksioneve të shoqërisë së Ademit nga 2% në 49%, por marrëveshja nuk u regjistrua në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Sipas “2A Group”, kompania “Mabco” ka marrë në mënyrë të njëanshme vendime për pezullimin e kontratave, duke i regjistruar ato në emër të saj dhe jo të shoqërisë “VIA”.

Pas kësaj situate, kompania e Ademit iu drejtua gjykatës me kërkesë për pezullimin e veprimeve të ortakut tjetër deri në shqyrtimin përfundimtar të çështjes. Gjykata vendosi të bllokojë përkohësisht të drejtën e “Mabco”-s për të marrë vendime në asamble.

 

Të fundit