Flash News

E-TJERA

Tensionet në veri të Kosovës, Borrell: Do të takohem me Osmanin dhe Vuçiçin në Granada

Tensionet në veri të Kosovës, Borrell: Do të  takohem me

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell tha të enjten se do të bisedojë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç në lidhje me tensionet e fundit në veri të Kosovës.

"Presidentja Osmani do të jetë këtu dhe po ashtu presidenti Vuçiç. Në Kishinjev, ne u ulëm së bashku, biseduam për këtë, dhe sot do ta bëjmë të njëjtën gjë.

Por, gjendja tani është shumë më e keqe se në kohën e Kishinjevës’- u shpreh Borrell.

Situata në veriun e Kosovës, pas sulmit të armatosur nga një grup kriminal serb në Banjskë të Zveçanit është në fokus të samitit të komunitetit politik europian që po mbahet në Garanada.

Të fundit