Flash News

E-TJERA

Tensionohet situata në kampin e MEK/ Muxhahedinët të revoltuar në protestë, zbarkon RENEA

Tensionohet situata në kampin e MEK/ Muxhahedinët të revoltuar

Tensionohet situata në kampin e MEK në Manëz të Durrësit.

Anëtarët e opozitës iraniane të strehuar në këtë kamp kanë bërë rezistencë ndaj ndërhyrjes së Policisë Shqiptare sot në mëngjes për kontrolle e për pasojë ka patur përplasje mes tyre.

Sipas zëdhënësit të MEK nga përplasja ka një viktimë dhe dhjetëra të plagosur pasi policia përdori gaz lotsjellës.

Ata deklarojnë të revoltuar para mediave se policia erdhi pa paralajmërim.

kontrolluan kompjuterët dhe shkelën privatësinë e tyre.

Aktualisht, ata kanë dalë në protestë, ndërsa të pranishme ka forca të shumta policore. Po ashtu, në protestë prezente janë edhe forcat RENEA.

Kujtojme se policia nisi kontrolle pas një urdhri të lëshuar nga Gjykata e Tiranës, në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe parandalimin e sulmeve kibernetike. 

Të fundit