Flash News

E-TJERA

Tentativa për atentat në Elbasan, dy të arrestuar, mes tyre kunati i Erion Alibejt

Tentativa për atentat në Elbasan, dy të arrestuar, mes tyre

Policia e Elbasanit sekuestroi dje një mjet tip “BMW X6” të mbushur me arsenal armësh dhe lëndë djegëse. Makina u gjet në afërsi të banesës së Erion Alibeajt, ndaj të cilit dyshohet se do të kryhej atentat.

Për ngjarjen u arrestuan 10 persona, ndërsa sot janë vënë në pranga Arben Spahiu dhe Arsen Preci, kunati i Alibejt.

Erion Alibej është arrestuar dhe po gjykohet si personi porositës për vrasjen e Emiliano Ramazani dhe Regis Runajt.

"Në vijim të operacionit, Policia kap dhe vë në pranga 2 shtetasit që dyshohet se janë të përfshirë në rastin e parandaluar nga Policia.

Në vijim të veprimeve hetimore të thelluara, të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, në kuadër të operacionit policor “Inteligjenca”, janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

A. S., 53 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”;

A. P., 44 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Mbajtja dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Për hetimin e thelluar të këtij rasti është duke punuar një grup i posaçëm hetimor, i përbërë nga specialistët më të mirë të hetimit të krimit të DVP Elbasan, specialistët e Drejtorisë për Krimet e Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale dhe ekspertët e Institutit të Policisë Shkencore, nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor, identifikimin dhe kapjen e të gjithë personave të përfshirë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Të fundit