Flash News

E-TJERA

Tenton të vetëdigjet me benzinë një person në ambientet e bashkisë së Fushë Arrëzit

Tenton të vetëdigjet me benzinë një person në ambientet

Një ngjarje e rënë është parandaluar sot në Fushë Arrëz.

Në ambientet e bashkisë së kësaj qyteze, një person ka tentuar të vetëdigjet me benzine. Sipas BË bëhet fjalë për personin e identifikuar si Tonin Lleshi.

Dyshohet se ky person vuan nga probleme të shëndetit mendor, ka kërkuar që të takojë kryebashkiakun për të vazhduar shkollën e lartë. Pasi u informua për situatën, kryebashkiaku Hil Curri ka kontaktuar me të riun, ndërsa theksoi se fatmirësisht nga ngjarja nuk ka pasur asnjë person të lënduar. Për ngjarjen në fjalë ka ndërhyrë edhe policia, ndërsa pritet që i riu të transportohet në spitalin e Shkodrës.

 

 

Të fundit