Flash News

E-TJERA

Tentuan të vrasin një minoren, arrestohet 18-vjeçari dhe bashkëpunëtori në Tiranë

Tentuan të vrasin një minoren, arrestohet 18-vjeçari dhe

Policia ka arrestuar këtë të premte 18-vjeçarin i cili dy ditë më para tentoi të vriste me armë zjarri, një 16-vjeçar.

Po ashtu është arrestuar dhe një shtetas tjetër, bashkëpunëtor i 18-vjeçarit, në këtë ngjarje.

Blutë kanë sekuestruar automjetin që 2 autorët e dyshuar kanë përdorur për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit dhe Pronës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5, operacioni policor i koduar “Catch”.

Kapet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që u shpall në kërkim 2 ditë më parë, pasi tentoi të vriste me armë zjarri, një 16-vjeçar.

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga një shtetas tjetër, bashkëpunëtor i 18-vjeçarit, në këtë ngjarje.

Sekuestrohet automjeti që 2 autorët e dyshuar kanë përdorur për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Të fundit