Flash News

E-TJERA

“Terroristët janë afër qytetit tim”, flet shqiptarja që jeton 30 km larg Gazës: Jemi gjithë kohës me zhurmën e bombave

“Terroristët janë afër qytetit tim”, flet shqiptarja

Jeta Gani është një shqiptare që jeton në Ashdod, 30 km nga Gaza, e cila prej ditësh ndodhet në gjendje lufte.

Duke folur në Ora News, ajo tha se gjatë gjithë kohës ata po jetojnë nën zhurmën e bombave.

"Grupet terroriste të Hamasit kanë kohë që përpiqen të sulmojnë. Terroristët janë afër qytetit tim. Ato nuk kanë parasysh se cfarë krimesh bëjnë. Jemi gjithë kohës me zhurmën e bombave.

Kam dhomë sigurimi në shpi. Vetëm terroristëve nuk i ruhemi dot. Mbarimi i luftës nuk i dihet", tha ndër të tjera Gani.

 

Të fundit