Flash News

E-TJERA

Tifozi më i veçantë i Kombëtares: Hera e 40-të që shkoj me shqiponjë në stadium

Tifozi më i veçantë i Kombëtares: Hera e 40-të

Besmir Limani ka marrë vëmendjen e të gjitha mediave, për shkak të mënyrës me të cilën  ka zgjedhur të bëjë tifo për Kombëtaren shqiptare.

Për Euronews Albania, Limani tregoi se kjo ishte hera e 40 që ai shkonte në stadium me një shqiponjë të pikturuar në të gjithë fytyrën. Limani tha se vinte nga Struga dhe në moshën 10-vjeçare kishte emigruar drejt Zvicrës.

Mbrëmja e djeshme përveç fitores së Kombëtares, për Limanin ka qenë trefish e veçantë, pasi ai festoi ditëlindjen dhe mori nënshtetësinë shqiptare.

“Kjo ka qenë ndeshja e 40 që kam, në stadium me të njëjtën shqiponjë, me të njëjtën fanellë. Kur shkoj në stadium kam shqiptarin nga Dardania, shqiptarin nga Tuzi, vij për Shqipërinë time. Kam lindur në Strugë dhe 10 vjeç kam emigruar në Zvicër. Mundohem me të gjitha mundësitë, lë anash shumë gjëra të tjera, familja  duhet të ma bëjë pa hallall se edhe ata i lë pak pas dore, edhe në çështje financiare, se të jem i sinqertë kostoja është e madhe. Dje pata tre gëzime; kisha ditëlindjen; mora konfirmimin për nënshtetësinë shqiptare dhe e treta fitorja, që ishte një dhuratë shumë e bukur për ditëlindje”, tha tifozi.

Të fundit