Flash News

E-TJERA

Tirana zyrtarizon shkarkimin e trajnerit Vangjel Mile

Tirana zyrtarizon shkarkimin e trajnerit Vangjel Mile

Klubi i Tiranës ka njoftuar shkarkimin e trajnerit Vangjel Mile.

Mile nuk do të jetë më në drejtimin e ekipit të parë të bardhebluve, edhe pse kishte marrë këtë detyrë vetëm gjatë verës dhe ishte në pankinë në dy javët e para.

“Klubi i Futbollit Tirana njofton se bashkëpunimi me trajnerin Vangjel Mile është ndërprerë në mënyrë konsensuale, pas një takimi me anëtarin e bordit drejtues, Grent Halili. Pas diskutimeve mes palëve, u arrit në përfundimin se kjo ishte zgjidhja më e mirë për arsye strategjike dhe në funksion të objektivave të klubit.

KF Tirana falënderon Vangjel Milen për kontributin dhe korrektësinë e treguar gjatë kësaj periudhe”, thuhet në njoftim.

Të fundit