Flash News

E-TJERA

Tiranë/ 19-vjeçari plagos aksidentalisht shokun, vihet në pranga

Tiranë/ 19-vjeçari plagos aksidentalisht shokun, vihet në

Një 17-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri gjatë orëve të para të mëngjesit në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:40 në rrugën “Berit Beker”, ku policia mori njoftim për një të ri të plagosur.

Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, të cilat nisën veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Sipas hetimeve paraprake, ngjarja ka ndodhur brenda banesës së një 19-vjeçari me inicialet R. S. Dyshohet se i riu po i tregonte shokut të tij një armë zjarri pistoletë dhe, duke menduar se nuk kishte fishek në fole, e ka shkrepur aksidentalisht.

Si pasojë e të shtënës është plagosur 17-vjeçari, i cili u transportua për ndihmë mjekësore. Policia po vijon hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave.

Të fundit