E-TJERA

Tiranë/ Aksident në bulevardin 'Zhan D’Ark', plagoset një grua

Tiranë/ Aksident në bulevardin 'Zhan D’Ark', plagoset

Një aksident është shënuar pasditen e sotme në bulevardin Zhan D’Ark në Tiranë.

Një makinë e drejtuar nga M. A., 23 vjeç ka përplasur një shtetase, ende të paidentifikuar, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

"Më datë 07.02.2023, në orën 16:00, në bulevardin Zhan D’Ark, shtetasi M. A., 23 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar një shtetase, ende të paidentifikuar, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve", njofton policia. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të fundit