Flash News

E-TJERA

Tiranë/ Gjendet i pajetë në banesë punonjësi i Gardës

Tiranë/ Gjendet i pajetë në banesë punonjësi i

Një punonjës i Gardës së Republikës është gjetur pa shenja jete në banesë.

Policia njofton se shtetasi A. G., rreth 42 vjeç dyshohet se është vetëvrarë me armën e shërbimit. Ndërkohë po kryhen hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

“Më datë 27.05.2026, rreth orës 07:05, në banesën e tij, në Rrugën e Dibrës, është konstatuar pa shenja jete shtetasi A. G., rreth 42 vjeç, punonjës i Gardës. Nga veprimet e para hetimore dyshohet  se është vetëvrarë me armën e shërbimit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  po kryen veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton policia.

Të fundit