Flash News

E-TJERA

Tiranë, plagoset me thikë 19-vjeçari në zonën e ‘Ali Demit’

Tiranë, plagoset me thikë 19-vjeçari në zonën e

Plagoset me thikë një 19-vjeçar mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në afërsi të fushës “Ali Demi” në rrethana ende të paqarta.  

“Më datë 21.02.2023, rreth orës 21:00, Salla Operative ka marrë njoftim se në afërsi të fushës “Ali Demi”, është dëmtuar, në rrethana ende të paqarta, dyshohet me mjet prerës shtetasi O. Sh., 19 vjeç”, njofton policia.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

 

Të fundit