Flash News

E-TJERA

Tjetër sulm kibernetik, Karamuço: Hakerat kanë vjedhur të dhënat e “Air Albania”, kërkojnë para

Tjetër sulm kibernetik, Karamuço: Hakerat kanë vjedhur të

Eksperti i kriminlistikës, Ervin Karamuço, ka denoncuar një tjetër sulm kibernetik nga hakerat.

Në një postim në Facebook, Karamuço shkruan se kompania e fluturimit “Air Albania” është sulmuar nga hakerat dhe janë vjedhur të dhënat.

Eksperti shton se kompanisë i është vendosur afat nga hakerat që të paguajnë një gjobë deri më 14 shkurt.

“Kisha kohë që paralajmëroja sulmet kibernetike ndaj kompanive të sektorit privat në Shqipëri. Kompanisë Air Albania i janë hakeruar së fundi të dhënat dhe i është vendosur afat deri në 14 shkurt 2023 për të paguaj gjobën në këmbim të kthimit të tyre nga grupi kriminal kibernetik (LockBit ransomëare group)”, shkruan eksperti.

Kujtojmë se Shqipëria u përfshi nga një sulm masiv kibernetik verën eshkuar, ku hakerat iranianë goditën sistemin TIMS dhe atë të platformës digjitale e-Albania. Sulmi shkaktoi kaos për aksesin në platformë.

Hakerat nxorrën video nga sistemi TIMS, dhomat e paraburgimit në Tiranë, si edhe udhëtimet e zyrtarëve të lartë duke filluar nga kryeministri Edi Rama, tek ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano dhe ai aktuali Muhamet Rrumbullaku, kreu i SHISH dhe të tjerë.

Të fundit