Flash News

E-TJERA

Tjetër aksident në Durrës, turisti rrëzohet nga motori me 4 rrota dhe vdes në vend

Tjetër aksident në Durrës, turisti rrëzohet nga motori me 4

Një tjetër aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në Durrës.

Paraprakisht, raportohet se një person humbi jetën te Kepi i Rodonit teksa ishte duke drejtuar një motomjet me katër goma. Dyshohet se viktima Arben Karamuço, ai ka humbur kontrollin mbi mjetin, duke dalë nga rruga dhe pësuar dëmtime fatale.

Ndërkohë, një grua që udhëtonte me të në motomjet ka mundur të shpëtojë dhe raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. 

Të fundit