Flash News

E-TJERA

Trafik droge në Itali e Zvicër, arrestohen 10 persona, kapet në Fier “koka” e grupit

Trafik droge në Itali e Zvicër, arrestohen 10 persona,  kapet në

Një operacion i përbashkët mes Policisë së Shtetit, autoriteteve italiane dhe Zyrës së Sigurisë në Ambasadën e Italisë në Tiranë, ka çuar në shkatërrimin e një organizate kriminale që merrej me trafik droge drejt Italisë dhe Zvicrës.

Gjykata e Firences lëshoi 12 urdhra arresti, prej të cilëve 10 u ekzekutuan (9 në Itali dhe 1 në Shqipëri), ndërsa 2 shtetas të tjerë janë shpallur në kërkim.

Në Fier u lokalizua dhe u arrestua 41-vjeçari Edi Hoxha, i njohur edhe si Edison Hoxha, i dyshuar si organizatori dhe koordinatori i veprimtarisë kriminale. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe pritet të ekstradohet drejt Italisë.

Sipas autoriteteve italiane, organizata kriminale dyshohet se gjatë viteve 2020-2021 ka trafikuar kokainë dhe cannabis sativa mes Shqipërisë, Italisë dhe Zvicrës. Për këtë aktivitet, Hoxhës i është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”, një vepër që parashikon deri në 24 vite burg sipas Kodit Penal italian.

Operacioni u kodua “Fingerprint” dhe u zhvillua nga strukturat shqiptare të hetimit të narkotikëve në bashkëpunim me policinë italiane.

Të fundit