Flash News

E-TJERA

Trafikonte drogë nëpër Evropë, dënohet me 12 vite burg në Belgjikë nipi i deputetit të PS

Trafikonte drogë nëpër Evropë, dënohet me 12 vite burg

Ramazan Rraja, nipi i deputetit të PS, Rrahman Rraja është dënuar me 12 vite burg nga drejtësia belge për drogë. Vendimi është marrë në mungesë, ndërsa sipas dyshimeve të deritanishme, Rraja fshihet në Dubai.

Mediat belge shkruajnë se një letonez dhe dy shqiptarë, Rraja së bashku me kushëririn e tij Fioralb Rraja akuzohen për drejtimin e një organizate të trafikut të kokainës, e cila sipas mediave belge lundronte në luks dhe në para.

Sipas  dosjes së prokurorisë, banda trafikonte kokainë nëpërmjet qytetit Antwerp dhe e shpërndanin në të gjithë Europën Perëndimore si dhe në Turqi e deri në Australi.

Ndërkohë nga operacioni i kryer për arrestimin e anëtarëve të kësaj bande, policia gjeti qindra foto të stilit të jetesës luksoze, ku sipas mediave belge, vetëm ora ‘Richard Mille’ që mban Ramazan Rraja kushton 665 mijë dollarë.

Të fundit