Flash News

E-TJERA

Trafikonte emigrantët me gomone, shqiptarja del para Gjykatës (Detajet)

Trafikonte emigrantët me gomone, shqiptarja del para Gjykatës

Një shqiptare, e identifikuar si Ujeza Kurmekaj, 32-vjeç, ka dalë para Gjykatës në Oxford, pasi akuzohet për përfshirje në trafik njerëzish në Britaninë e Madhe.

Kurmekaj nuk u lejua të thoshte fjalën e saj kur u paraqit në bankën e të akuzuarve të premten.

Avokati i saj, Oliver Snodin, tha se nuk kishte asnjë përkthyes shqiptar.

Gjykatësi Nigel Daly tha: “nëse ajo nuk mund të kuptojë siç duhet se çfarë po ndodh, ajo sigurisht që nuk mund të dënohet”

Në gjykatën e magjistraturës në shtator, ajo u përball me akuza për bashkëpunim me të tjerët për të dërguar ilegalisht njerëz në Britaninë e Madhe me gomone në shkelje të ligjit të imigracionit midis qershorit dhe tetorit 2022. Ajo gjithashtu u akuzua për mbajtje të 10 g kokainë dhe posedim të parave të pista.

Kurmekaj, nga Vineyard Close, Banbury vetëm konfirmoi emrin e saj kur u shfaq para gjykatësit Daly të premten

Gjyqtari Daly caktoi përkohësisht që gjykimi të nisë më 28 shkurt, ndërsa çështja pritet të zgjasë tre ditë.

Të pandehurës i është caktuar masa e paraburgimit për t’u kthyer në gjykatë më 3 nëntor.

 

Të fundit