Flash News

E-TJERA

Trafikuan drogë nga Shqipëria, arrestohen 6 serbë

Trafikuan drogë nga Shqipëria, arrestohen 6 serbë

Në një operacionin të përbashkët Europol, Eurojust, BIA dhe Prokuroria Publike për Krimin e Organizuar në Beograd kanë arrestuar 6 serbë.

Ata ishin vënë nën hetim prej disa kohësh, si organizatorë të trafikimit nga Shqipëria të një sasie prej 782 kg marijuanë, e cila u kap në vitin 2020 në pikën kufitare të Vatinit, gjatë kontrollit në një kamion me rimorkio.

Mediat serbe bëjnë me dije se në pranga ka rënë  organizatori i dyshuar i grupit të krimit M.M, 35 vjeç si dhe anëtarët me inicialet S. Gj., 36 vjeç, S.N., 34 vjeç, M. M., 32 vjeç, P.S., 42 vjeç dhe Z.J., 41 vjeç.

Ky grup i organizuar kriminal, i cili përbëhet nga 20 persona, dyshohet se është i përfshirë në tregtinë ndërkombëtare të drogës.

Sipas Prokurorisë, grupi  kriminal në periudhën prej 12.2. 2020 deri më 16 mars 2020, në territorin e Shqipërisë dhe Serbisë, ka blerë, transferuar dhe ndërmjetësuar blerjen dhe shitjen e lëndës narkotike – marihuanë. 

Të fundit