Flash News

E-TJERA

Tragjedi në brigjet italiane. Mbytet anija me emigrantë, rreth 40 persona humbën jetën

Tragjedi në brigjet italiane. Mbytet anija me emigrantë, rreth 40

Një anije me emigrant është mbytur në brigjet e Italisë, ku si pasojë kanë humbur jetën rreth 40 persona.

Sipas mediave italiane, ngjarja ndodhi në brigjet e Cutros në Crotone, ku disa trupa u gjetën në plazhin e Sterçato ndërsa të tjerë u nxorën nga deti. Mes viktimave që humbën jetën kishte dhe fëmijë.

Anija, e cila ndoshta mbante mbi 100 persona të ardhur nga Irani, Pakistani dhe Afganistani, nuk mundi të përballonte detin e trazuar dhe u përplas me shkëmbinjtë disa metra larg bregut të Steccato di Cutro. 50 emigrantë u shpëtuan, ndërkohë që vijojnë kërkimet për të mbijetuar.

Të fundit