Flash News

E-TJERA

Tragjedia në Durrës, ish-prokurori: Të ashpërsohen masat, shkelësit të përfundojnë në burg

Tragjedia në Durrës, ish-prokurori: Të ashpërsohen masat,

Ish-prokurori Eugen Beci ka ngritur shqetësimin për mungesën e efektivitetit të masave aktuale ndaj shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke theksuar se edukimi i qytetarëve nuk është ende në nivelin e duhur dhe për këtë arsye nevojiten masa më të ashpra.

Beçi tha nw A2 CNN se një nga hapat që duhet marrë është ulja e kufirit të shpejtësisë në zonat e banuara në 30 km/orë, sidomos në zonat ku ka prani të fëmijëve dhe rrezik më të lartë për aksidente.

Ai thekson se në rastet e përsëritjes së shkeljeve nga drejtuesit e automjeteve, masat ndëshkuese duhet të ashpërsohen deri në ndalim me burg.

“Kur shohim që nuk edukojmë dot qytetarin që të hypi në mjet, edhe të eci brenda rregullave të qarkullimit rrugor, atëherë duhet të marrësh masa më represive. Mund të marrësh masa represive që kanë të bëjnë me policë të shtrirë, semaforë, ulje të kufizimit të shpejtësisë. Në tërë botën ulja e shpejtësisë në zona të banuara, ku ka fëmijë është deri në 30 km në orë, dhe në rast se ti e shkel këtë tabelë ti gjobitesh dhe përfundon në burg. Në 2013 Ministria e Drejtësisë e ashpërsoi masën e dënimit për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe drejtimin e mjetit në gjendje të dehur. Fatkeqësisht në 2014 u shtua një paragraf, ku u tha që ai që drejton mjetin në gjendje të dehur, mund të dënohet me burg, por mund edhe të paguajë ndonjë lekë në favor të shtetit dhe të dalë nga burgu”, tha ai.

 

Të fundit