Flash News

E-TJERA

Tragjedia në Durrës, Kuvendi mban një minutë heshtje për dy fëmijët që humbën jetën

Tragjedia në Durrës, Kuvendi mban një minutë heshtje

Kuvendi e ka nisur seancën plenare me një minutë heshtje, në nder të dy vogëlushëve që humbën jetën në Durrës një ditë më parë.

“Engjëjt u prehshin në paqe”, u shpreh zv.kryeparlamentarja, Klodjana Spaho.

Përkatësisht 10 dhe 12 vjeç, dy djemtë e mitur humbën jetën pasi u përplasën për vdekje nga Nikoll Radaçi, i cili në gjendje të dehur, humbi kontrollin e mjetit. Një fëmijë 8-vjeçar ndodhet aktualisht te Spitali i Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

Të fundit