Flash News

E-TJERA

Tragjedia në Durrës, Tabaku: Edhe më mizor transmetimi pa filtër i pamjeve të aksidentit

Tragjedia në Durrës, Tabaku: Edhe më mizor transmetimi pa

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka reaguar pas publikimit të pamjeve të aksidentit tragjik ku humbën jetën dy fëmijë në Durrës, kurse një i tretë ndodhet në luftë me jetën. 

Në rrjetet sociale, ajo shkruan se është mizor transmetimi pa filtër i pamjeve të aksidentit që u mori jetën nga disa media dhe apelon se informimi është detyrim por dinjiteti njerëzor është kufiri që nuk duhet kaluar.

"Tragjedia në Durrës, me humbjen e dy jetëve të dy fëmijëve të pafajshëm, ka tronditur të gjithë. Një tragjedi që na lëndon të gjithlve.
Edhe më mizor është transmetimi pa filtër i pamjeve të aksidentit që u mori jetën. Dhimbja nuk mund të kthehet në spektakël.
I bëj thirrje Autoritetit të Mediave Audiovizive të marrë masa të menjëhershme për të ndaluar transmetimin e pamjeve të tilla dhe për të garantuar respektimin e etikës në informim.
Sepse informimi është detyrim por dinjiteti njerëzor është kufiri që nuk duhet kaluar.
Ngushëllime familjeve dhe Zoti pastë mëshirë dhe dashuri për to!", shkruan Tabaku. 

Të fundit