Flash News

E-TJERA

Trajneri Zoran Zekic largohet nga Partizani, kush e merr drejtimin e të ‘kuqve’

Trajneri Zoran Zekic largohet nga Partizani, kush e merr drejtimin e të

Trajneri Zoran Zekiç largohet zyrtarisht nga drejtimi i ekipit të Partizanit.

Klubi i të ‘kuqve’ njofton se drejtimin e skuadrës do ta marrë Drejtori Sportiv Arbër Abilaliaj mbështetur nga Mario Kuić, Renaldo Kalari, Kushtrim Voka dhe Marko Matijević.

“Klubi i Partizanit njofton arritjen e marrëveshjes me NK Osijek për transferimin e trajnerit Zoran Zekić. Tekniku kroat për shkak të arsyeve familjare ka kërkuar të vazhdojë profesionin afër familjes së tij dhe Klubi i Partizanit pas dakordësisë me klubin kroat lejoi transferimin e Zekić te NK Osijek. Falenderojmë trajnerin Zoran Zekić për kontributin e tij në drejtimin e stolit të kuq dhe i urojmë suksese në karrierë.

Në drejtimin e skuadrës do të vazhdojë stafi teknik i kryesuar nga Drejtori Sportiv Arbër Abilaliaj mbështetur nga Mario Kuić, Renaldo Kalari, Kushtrim Voka dhe Marko Matijević”, thuhet në njoftim.

 

 

Të fundit