Flash News

E-TJERA

Transportonte armë nga Kosova në Shqipëri, arrestohet 20-vjeçari; sekuestrohet “BMW-ja” me municione

Transportonte armë nga Kosova në Shqipëri, arrestohet

Një 20-vjeçar nga Kosova është arrestuar në afërsi të pallatit “Asllan Rusi”, pasi u kap duke transportuar armë zjarri nga Prishtina.

Gjatë kontrollit të automjetit tip “BMW”, që 20-vjeçari drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura dy armë zjarri pistoleta, me krëhër e municion luftarak, të cilat i kishte sjellë në Shqipëri për t’i shitur tek persona të tjerë.

Policia ka sekuestruar dy armë zjarri pistoleta, krehra e municion luftarak, një automjet dhe një aparat celular në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin dhe aparatin celular të 20-vjeçarit.

Po ashtu, po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të fundit