Flash News

E-TJERA

Tre kate ishin ndërtuar pa leje, konfiskohet pallati 12-katësh në Tiranë

Tre kate ishin ndërtuar pa leje, konfiskohet pallati 12-katësh në

Është konfiskuar një pallat 12-katësh në kryeqytet.

Sipas verifikimeve zyrtare, objekti rezulton të jetë ndërtuar në tejkalim të lejes së ndërtimit, konkretisht duke shtuar katin e 10-të dhe të 11-të mbi një objekt 9-katësh, si dhe një pjesë të katit të 12-të.

Policia njofton se godina ishte vënë në përdorim pa pajisje me certifikatë përdorimi, duke shkelur kërkesat ligjore në fuqi.

"Si rezultat i një aksioni të përbashkët ndërmjet strukturave të Policisë së Shtetit dhe atyre të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Tiranë, nëpërmjet Drejtorisë së Monitorimit dhe Zbatueshmërisë së Lejeve të Ndërtimit, ndërmarrë në zbatim të ligjit dhe në mbrojtje të interesit publik, është konfiskuar për interes publik, objekt banimi dhe shërbimi, në rrugën “Llukë Kaçaj”, Njësia Administrative Nr. 4, Tiranë.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se ishte ndërtuar në tejkalim të lejes së ndërtimit, kati i 10 dhe i 11 i objektit 9-katësh dhe një pjesë e katit të 12 të tij.

Gjithashtu, u konstatua se objekti ishte vënë në shfrytëzim, pa certifikatë përdorimi. Referuar Aktit Normativ Nr. 8, datë 01.10.2025, tejkalimi rezultoi mbi pragun ligjor 10% të parashikuar për masën e konfiskimit për interes publik", njofton policia.

Të fundit