Flash News

Bota

Trupat e tyre u gjetën të përqafuar, babai, nëna dhe tre fëmijët vriten në shtëpinë e tyre në Hamas

Trupat e tyre u gjetën të përqafuar, babai, nëna dhe tre

Historia e një familje të vrarë në Hamas, ka tronditur të gjithë botën. Aviv (54), Livnat (49), Rotem (19), Yonatan (17) dhe Yiftach (15) Kutz u vranë nga terroristët në shtëpinë e tyre në Kfar Aza më 7 tetor 2023.

Fqinjët i gjetën së bashku në një shtrat, me babanë Aviv duke siguruar një përqafim mbrojtës, por nuk i shpëtoi, shkruan “Timesofisrael”.

Livnat, e cila duhej të festonte ditëlindjen e saj të 50-të këtë muaj,  ndërkohë Aviv ishte zëvendësdrejtor i një firme konsulence dhe gjithashtu merrej me punë bujqësore.

Vajza Rotem trajnonte rekrutët e rinj. Djemtë Yonatan dhe Yiftach ishin studentë dhe basketbollistë në programin e të rinjve Hapoel.

“Ata ishin të gjithë fëmijë të mrekullueshëm me zemra të mëdha. Ata kishin gjithë jetën e tyre përpara”, tha halla e tyre Adi Levy Salama për një media hebraike. Salama tregoi se familja ishte kthyer në Kfar Aza pas disa vitesh në Boston.

Të fundit