Flash News

E-TJERA

U abuzua s*ksualisht, letra e 26-vjeçares për shqiptarët: Do ta mbaj kokën lart, do të bërtas të vërtetën

U abuzua s*ksualisht, letra e 26-vjeçares për shqiptarët: Do ta

Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Vlorës pak ditë më parë. Një 26-vjeçare u abuzua seksualisht nga 4 djem, njëri prej të cilëve kishte lidhje me viktimën prej dy vitesh.

Për herë të parë, vajza ka dalë publikisht në televizion me një mesazh për shqiptarët, ata që e mbështetën dhe ata që hodhën baltë mbi të. “Pa fytyrë” ajo i ka dedikuar disa rreshta prekëse të gjithë atyre që e gjykuan, për mirë ose jo.

Në letrën e lexuar tek emisioni “Piranjat” në Syri Tv, 26-vjeçarja ka përshkruar me dhimbje momentin kur është gjendur në spital dhe fjala e parë që ka dëgjuar ka qenë një kërcënim, nga nëna e njërit prej përdhunuesve.

Ajo shkruan se do të qëndrojë me kokën lart për ata që e kanë sharë e kërcënuar dhe do të bërtasë për të vërtetën e saj.

LETRA:

Kam vendosur të dal sonte këtu pa fytyrë për shkak të opinionit të njerëzve por jo se jam me faj. Çfarë ka ndodhur e kam treguar aq sa kam qenë e vetëdijshme nuk gënjej sepse akoma e kam para syve çdo gjë. U zgjova në spital dhe nuk pashë nënë time por nënën e dikujt tjetër. Edhe pse isha e përgjumur nuk më pyeti se si jam por më tha tërhiq çdo gjë që ke thënë dhe unë normal që kam frikë që ata kanë njohje kanë lekë dhe njohin njerëz ndërsa unë vij nga një familje e thjeshtë që jeton në fshat, por nuk do shkelin kurrë dinjitetin tim siç u munduan të ma shkelin. Do vazhdoj të them të vërtetën kokën do ta mbaj lart edhe për ata që më shajnë dhe më kërcënojnë, kurrë nuk do të ndodhë me dëshirë ajo gjë prandaj do të bërtas për të vërtetën time.

Përdhunuesit të marrin atë që meritojnë dhe unë atë që meritoj. Këto ditë kam marrë me mijëra mesazhe mbështetëse nga njerëz që nuk i njoh, i falënderoi.

 

Të fundit