Flash News

E-TJERA

U arrestua në Bruksel, Leonard Dukës iu gjet një armë dhe sasi parash

U arrestua në Bruksel, Leonard Dukës iu gjet një armë dhe

Detaje të reja janë zbuluar mbi Leonard Dukën, i cili u arrestua në një provincë të Brukselit, në orën 6:00 të mëngjesit, të datës 14 shkurt.

Sipas “Klan News” është mësuar nga burime policore se në momentin e arrestimit të Leonard Dukës i është gjetur armë zjarri dhe një sasi parash. Policia shqiptare kishte mundur të zbulonte vendin se ku fshihej ai dhe këtë informacion ia kanë kaluar autoriteteve belge.

Ndërkohë po vazhdon hetimi për persona të tjerë të përfshirë në klanin Duka, që mund ta kenë ndihmuar 37 vjeçarin të fshihej në Belgjikë.

Autoritetet shqiptare janë në bashkëpunim për procedurat e ekstradimit në vendin tonë.   

Të fundit