Flash News

E-TJERA

U arrestua për ngacmim seksual, përfundon në spital kirurgu

U arrestua për ngacmim seksual, përfundon në spital kirurgu

Kirurgu Nikolla Nunka, i arrestuar pas akuzave për ngacmim seksual ndaj një 21-vjeçareje, është shtruar në spitalin e Korçës pasi ka shfaqur probleme shëndetësore.

Sipas informacioneve, mjeku nuk është ndjerë mirë dhe është transportuar me urgjencë për kontrolle mjekësore.

Pas ekzaminimeve dhe kryerjes së EKG-së, është konstatuar se ai vuan nga probleme kardiake.

Mjekët kanë vendosur që Nunka të mbahet nën kujdes spitalor dhe monitorim të vazhdueshëm. Ndërkohë, mbetet ende e paqartë nëse do të zhvillohet seanca për masën e sigurisë, e planifikuar për ditën e nesërme.

 

Të fundit