Flash News

E-TJERA

U dyshua se ngacmoi një vajzë, pronari i lokalit dëshmon për vdekjen e shqiptarit në Mykonos

U dyshua se ngacmoi një vajzë, pronari i lokalit dëshmon për

Vdekja e 34 vjeçarit shqiptar nga një grek në Mykonos ngriti shumë dyshime për arsyen e këtij veprimi. Mediat greke thonin që shkaku i sherrit mes të dyve ishte një vajzë, të cilën shqiptari e kishte ngacmuar.

Megjithatë ka qenë pronari i lokalit ku ka nisur debati, i cili ka dhënë versionin e tij të historisë për mediat. Ai thotë se krimi i rëndë nuk ka ndodhur për shkak të një vajze,dhe tregoi se tensioni nisi që brenda lokalit për të vazhduar më pas jashtë.

"Ajo ishte vetëm në lokal, nuk ishte në një lidhje me askënd. Viktima dhe autori ishin klientë në lokal, debatuan dhe dolën jashtë. Mes  tyre kishte tension brenda lokalit dhe dolën jashtë për të zgjidhur problemin e tyre."

"Kanë pasur probleme me njëri-tjetrin, nuk e di çfarë dhe si, nuk e di saktësisht. Pasi dolën nga lokali u përleshën fizikisht, autori më pas shkoi mori një armë dhe qëlloi personin tjetër. Autori di që është djali i mirë, nuk është përfshirë në zënka të mëparshme.”

"Pasi debatuan në lokal, dy të rinjtë dolën jashtë dhe vazhduan të ziheshin. Në një moment, 33-vjeçari u largua dhe të gjithë menduan se sherri kishte përfunduar, por ai u kthye sërish i armatosur me pushkë gjuetie që e kishte marrë në shtëpi dhe goditi 2 herë në kokë të riun shqiptar."

Ngjarja ndodhi rreth orës 06:00 të mëngjesit të së hënës në zonën Skylambela të Mykonos.

Të fundit