Flash News

E-TJERA

U futën në shpellë për të rregulluar tubacionin e ujit, asfiksohen dy persona në Bulqizë

U futën në shpellë për të rregulluar tubacionin e ujit,
Foto ilustruese

Dy persona kanë mbetur të asfiksuar pasi u futën brenda një shpelle në malin e Klenjës për të rregulluar tubacionin e ujit të pijshëm që ishte prishur prej ngricës.

Sipas njoftimeve të Policisë dy personat kanë përdorur gjatë punës që një gjenerator me naftë dhe nga mungesa e ajrit janë asfiksuar dhe kanë shfaqur probleme shëndetësore.

të dy ata janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të plota të kësaj ngjarjeje.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në njësinë Administrative Ostren, Bashkia Bulqizë, shtetasit A.T., dhe N.T., janë futur brenda një shpelle në malin e Klenjës, për të rregulluar tubacionin e ujit të pijshëm që ishte prishur për shkak të ngricave.

Këta dy shtetas gjatë punës kanë përdorur një gjenerator me naftë dhe nga mungesa e ajrit janë asfiksuar duke shfaqur probleme shëndetësore.

Të dy shtetasit e lartëpërmendur janë nxjerrë nga vendi ku kishin mbetur të asfiksuar dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e shkaqeve të plota të kësaj ngjarjeje.

Të fundit