Flash News

E-TJERA

U godit nga një masiv gurësh, plagoset minatori në minierën e Bulqizës

U godit nga një masiv gurësh, plagoset minatori në minierën

Një minator ka mbetur i plagosur në një nga galeri kromi në Martanesh të Bulqizës.

Mësohet se 50-vjeçar ka qenë në punë teksa është goditur nga një masiv gurësh në këmbë.

Është dërguar për ndihmë mjekësore në spital shtetasi M.G., 50 vjeç, i cili dyshohet se gjatë punës në një minierë kromi në Martanesh, është aksidentuar duke u lënduar në këmbë.

Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave kësaj ngjarjeje”, njoftoi policia.

Mësohet se pas marrjes së ndihmës së parë në spitalin e Bulqizës, 50-vjeçari është dërguar në Tiranë për mjekim më të specializuar.

 


 

 

Të fundit