Flash News

E-TJERA

U kap me shkelje nga KLSH? Jep dorëheqjen drejtoresha e AKU-së

U kap me shkelje nga KLSH? Jep dorëheqjen drejtoresha e AKU-së

Drejtuesja e Përgjithshëm e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Jeta Deda ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Lajmin e ka bërë të ditur vetë në Facebook, por nuk ka dhënë arsyet e këtij vendimi.

Dyshimet janë se largimi nga posti i drejtoreshës së AKU-së, lidhet me një audit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Postimi:

Të nderuar miq e kolegë, Prej sot mbyll një kapitull të bukur të jetës time profesionale, duke u tërhequr nga detyra si Drejtore e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe duke ndjekur një orientim tjetër profesional. Ndahem nga një ekip, të cilin e falenderoj për çdo punë të mirë të kryer së bashku.

Shpreh mirënjohjen e thellë ndaj Kryeministrit e Këshillit të Ministrave për besimin e dhënë dhe ish-Ministres Krifca dhe Ministres aktuale Denaj, me të cilat arrita të bashkëpunoj gjatë kësaj udhe. Po ashtu, mirënjohëse ndaj stafit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për mundësinë e shërbimit në këtë detyrë, pasi mbështetja juaj e pakufi dhe bashkëpunimi kanë qenë kryefjala në gjithë rezultatet e arritura së bashku në lëmin e sigurisë ushqimore.

Një falenderim i veçantë i takon ekspertëve shumëvjeçarë në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe në Autoritetin Kombëtar të Ushqimit. Dedikimi dhe puna e tyre janë rregullatorët e sistemit dhe standardeve që duam të vendosim, në rrugëtimin drejt integrimit europian e kryesisht në shërbim të atdheut.

Nuk kam dyshim se kjo skuadër do të shkëlqejë me këdo menaxher që iu bashkohet. Teksa bëhem gati për angazhime të reja, e shikoj kohën si Drejtore e Përgjithshme e AKU-së me mirënjohje të thellë për përvojën e marrë, dijet e përftuara dhe marrëdhëniet e mira të ngritura. Falenderime për mbështetjen dhe besimin gjatë këtij rrugëtimi! Ka qenë nder të shërbej në këtë detyrë. Përzemërsisht, Jeta

 

Të fundit