Flash News

E-TJERA

U kap me snajper në makinë, dënohet me 7.9 vite burg ish-efektivi i RENEA-s

U kap me snajper në makinë, dënohet me 7.9 vite burg ish-efektivi

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 7 vite e 9 muaj burg ish-efektivin e RENEA-s, Remal Rada nën akuzë për armëmbajtje pa leje. Rada u kap me një armë snajper në makinë në zonën e Saukut.

Ish-efektivi i Forcave RENEA ndodhej në mjet bashkë me Elton Hithi, i cili u dënua me 5 vite. Snajperi i gjetur në makinën e Radës ishte i modifikuar për qitje në distancë deri në 2 mijë metra.

Rada kishte dhënë dorëheqjen nga Forcat RENEA dhe kishte hapur një lavazh. Gjatë  kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën një pistoletë, dy dylbi nate, municion luftarak (një karikator arme automatike, 2 krehra pistolete).

Në dëshminë e tij, Rada tha se ishte i apasionuar pas armëve dhe se nuk kishe ndërmend të kryente ndonjë vrasje.

Të fundit