Flash News

E-TJERA

U la i lirë, flet ish-ushtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj: Tentativë për të më trembur

U la i lirë, flet ish-ushtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj:

Gjykata e Apelit në Tiranë vendosi lirimin e ish-luftëtarit të UÇK, Dritan Goxhaj. Në një prononcim të shkurtër për mediat, pasi doli nga burgu Goxhaj u shpreh se ai nuk e kishte humbur asnjëherë lirinë.

Po ashtu Goxhaj shtoi se kjo ishte një tentativë për t’i trembur, por sipas tij ata janë në rrugë të drejtë.

Dua t’ju them qe lirinë nuk e kishim humbur asnjëherë, as unë as UÇK dhe as ata të tjerët që janë në Hagë, ishte tentativë për të na trembur e për të na thënë e mbushur mendjen se nuk ishim në rrugë të drejtë. Sot arritëm t’ju tregojmë sërish se jemi në rrugën e drejtë dhe kemi luftuar drejtë,” shprehet Goxhaj.

Ish-luftëtari i UÇK-së u përballë me akuzën  se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje të hapura më parë nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Gjithashtu ai u akuzua si i dyshuar për veprat penale pengim i punës së zyrtarëve dhe frikësim i dëshmitarëve sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Të fundit