Flash News

E-TJERA

U miratua me konsensus PS-PD, gazetari: Rezoluta për integrimin komplet e parëndësishme, nuk ka vlerë

U miratua me konsensus PS-PD, gazetari: Rezoluta për integrimin komplet e

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot projekt-rezolutën për integrimin e vendit në Bashkimin Europian, duke bashkuar votat e mazhorancës socialiste dhe opozitës demokratike.

Gazetari Neritan Sejamini, i ftuar në A2 CNN, e cilësoi rezolutën e integrimit si të parëndësishme.

Ai shtoi se Kuvendi ka 3 detyra kryesore për të pëmbushur nëse duam të futemi në Bashkimin Europian.

“Kjo rezoluta e sotme është komplet e parëndësishme. Nuk ka asnjë vlerë. Më duket qesharake që Parlamenti bën një rezolutë ku i cakton vetes detyrat kushtetuese, premton që do i lërë hapësirë opozitës…

Ka ndonjë gjë aty në rezolutë që nuk është detyrim kushtetues i Parlamentit? E dyta, janë bërë nja 10 rezoluta në Parlament për integrimin. A ka ecur integrimi? Ai Kuvend duhet të dijë se çfarë kushtesh kemi, por ky Parlament nuk e ka idenë sot sepse qeveria e ka lënë në hije dhe e ka shpërfillur krejtësisht institucionin më të rëndësishëm”, tha Sejamini. 

Të fundit