Flash News

E-TJERA

U nda nga jeta pas dhunës që pësoi në Tiranë, prokuroria letërporosi për autopsinë e kenianes

U nda nga jeta pas dhunës që pësoi në Tiranë,

Lajmi për vdekjen e kenianes Joyo Ayoko tronditi mediat pasi 22 vjeçarja ishte dhunuar barbarisht në Shqipëri. Ajo vdiq në një spital në vendin e saj, përshkak të dëmtimeve të rënda që kishte marrë. Megjithatë qëndron misteri nëse vajzën e kanë vrarë apo ka kryer vetëvrasje në Tiranë.

Kjo ka bërë që policia e kryeqytetit të kërkojë ekspertizën e autopsisë nga autoritetet keniane. Sipas televizionit “Ora News”, prokuroria ka hyrë në kontakt me përfaqësues të ambasadës Keniane në Romë, me qëllim marrjen e dokumentave që kanë lidhje me autopsinë.

Ndërkohë në spitalin e Traumës është tërhequr kartela e saj mjekësore, në të cilën tregohet diagnoza dhe mjekimet që e ndjera ka marrë.

 

 

Të fundit