Flash News

E-TJERA

U ndalua nga Izraeli, Baki Goxhaj mbërrin në atdhe: Na morën peng e na poshtëruan!

U ndalua nga Izraeli, Baki Goxhaj mbërrin në atdhe: Na morën

Aktivisti shqiptar Baki Goxhaj, i cilu u ndalua nga Izraeli ndërsa shkonte në Gaza, ka mbërritur në Shqipëri. Prej 2 orësh ai ka qëndruar në komisariatin e Rinasit, ku është marrë në pyetje.

“Unë jam nga Vlora dhe vitet e fundit jam angazhuar si aktivist për çështjen palestineze, për t’i dhënë fund gjenocidit dhe për zgjidhjen e kësaj çështjeje që po zgjat prej 80 vitesh si një plagë e hapur në botën moderne. Organizata që merret me organizimin e flotiljes është online dhe ka hapur aplikime për t’u bërë pjesë e flotiljes. Edhe unë, pasi u informova, ndoqa procedurat për t’u bërë pjesë e saj.

Rreth 10 ditë më parë u nisëm. Ne ishim në ujëra ndërkombëtare kur pamë disa anije të mëdha dhe dy skafe të fuqishëm që po afroheshin. Pavarësisht përpjekjeve për t’u larguar, nuk ishte e mundur. Duke u afruar, na kërcënuan dhe qëlluan me armë; nuk e di nëse ishin plumba të vërtetë.

Hipën në anije, na lidhën duart të gjithëve; mua më lidhën edhe sytë, sepse isha pak i zëshëm duke kërkuar të na lironin. Na morën zvarrë dhe na çuan në një anije të madhe të sajuar me kontejnerë, ku kemi qëndruar 2 ditë e 2 net si bagëti. Në anije kishim vetëm ujë për të pirë dhe bukë të thatë.

Kam qenë aty dhe e kam parë me sytë e mi; kam dëgjuar një vajzë që tha 'Free Palestine' jo shumë larg meje që më pas u dhunua. E kam parë gjithë skenën. Dhuna dhe poshtërimi ishte kryefjala e kësaj marrje peng. Në çdo përballje me ushtarët, qëlloheshim poshtëroheshim, kemi qenë gjithë kohën me kokën poshtë, nëse ti bëjë pak rezistencë, kok përfundonte në tokë. Siç mua më ndodhi një rast. Në momentin që nuk kishte sy të tjerë njerëzish, ushtarët bëheshin në grup dhe rrihnin aktivistët. Tre ushtarë duke dalë nga anija, më mbajtën në fund dhe më dhunuan në grup.”, tha Goxhaj.

Të fundit