Flash News

E-TJERA

U njohën në burg, banda shqiptaro-italiane bën kërdinë me vjedhje në Torino

U njohën në burg, banda shqiptaro-italiane bën kërdinë

Policia italiane ka arrestuar Basilio Pruitit, 68 vjeç për grabitjen e një vile. Pruiti nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Ai ka një të kaluar kriminale, të shënuar nga vjedhje dhe grabitje në të gjithë Piemonte. Oficerët e policisë e ndaluan teksa ikte dhe zbuluan se fundmi kishte mbaruar dënimin me arrest shtëpie për një sërë grabitjesh të kryera në provincën e Cuneos.

Së bashku me bashkëpunëtorët e tjerë, prej muajsh ishte bërë terrori i institucioneve të kreditit të Grandës. Ata ishin të armatosur me një armë (më vonë u zbulua se ishte një lodër) dhe thika. Në një rast ata kishin arritur të kryenin dy sulme në 48 orë, derisa karabinierët e komisariateve të Savigliano dhe Bra u dhanë fund bastisjeve të tyre.

Banda akuzohet se ka kryer gjashtë grabitje: dy në zonën e Savigliano, tre në zonën e Bra dhe një në Pavia. Objektivi ka qenë gjithmonë i njëjtë, bankat. Tre kriminelët, dy italianë dhe një shqiptar, të gjithë me precedentë të veçantë penalë, në fakt ishin takuar në burg.

Ishte viti 2015 ku Pruiti u dënua me 8 vite burg me dënimin e shkurtuar. Tani, sapo ka mbaruar së shlyeri dënimin e tij ndaj drejtësisë, do t’i duhet të përballet prapë me organet e zbatimit të ligjit.

Të fundit