Flash News

E-TJERA

U pagua për t’i vënë zjarrin një lokali në Tiranë, pranga 29-vjeçarit, në kërkim 24-vjeçari

U pagua për t’i vënë zjarrin një lokali në

Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia pasi tgre ditë më parë kishte hedhur lëndë plasëse në tarracën e një lokali në rrugën “Gjin Bue Shpata” në Tiranë dhe për pasojë u djegën panelet diellore dhe disa pajisje të lokalit.

K.B., deklaroi se është paguar nga 24-vjeçari me iniciale R. B., me shumën 20 000 Lekë të rinj, për kryerjen e këtij krimi. 24-vjeçari është shpallur në kërkim nga policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan veshje të cilat autori i zjarrvënies, ka patur veshur gjatë kryerjes së krimit, si dhe disa targa automjetesh të shtetësive të ndryshme, të gjetura gjatë kontrollit të banesës së tij.

Ndërkohë është shpallur në kërkim R. B., si dhe personat e tjerë të implikuar në ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të fundit