Flash News

E-TJERA

Aksidentohet për vdekje babai i ministres Adea Pirdeni

Aksidentohet për vdekje babai i ministres Adea Pirdeni

Një aksident u regjistrua sot në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl” me rrugën “Kongresi i Manastirit”, në kryeqytet, ku si pasojë ka humbur jetën një person.

Policia njofton se  S. M., 31 vjeç, duke drejtuar motomjetin, është përplasur me biçikletën me të cilën lëvizte L. P., 87 vjeç, babai i Adea Pirdeni, ministre Shteti për Administratën Publike dhe Anti-Korrupsionin. 

Si pasojë e aksidentit, 87-vjeçari ka humbur jetën në spital.

Pas ngjarjes, specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin S. M., 31 vjeç. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Të fundit