Flash News

E-TJERA

U raportua i zhdukur, nxirret i gjallë nga rrënojat ish-lojtari i Premier League

U raportua i zhdukur, nxirret i gjallë nga rrënojat ish-lojtari i

Futbollisti Christian Atsu është shpëtuar nga rrënojat e tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë. Lajmi është konfirmuar nga Shoqata e Futbollit të Ganës.

“Ne kemi marrë disa lajme pozitive se Christian Atsu është shpëtuar me sukses nga rrënojat e ndërtesës së shembur dhe po merr trajtim. Le të vazhdojmë të lutemi për Christian”, shkroi të martën në Twitter Shoqata e Futbollit të Ganës.

Të marten u raportua se Atsu – i cili aktualisht po luan për ekipin turk Hatayspor – ishte gjetur në provincën jugore të Hatay.

Të fundit