Flash News

E-TJERA

U shfaq në listat e “Aktiv1sti”, reagon kreu i KLP

U shfaq në listat e “Aktiv1sti”, reagon kreu i KLP

Një listë me emrat e punonësve të administratës, prokurorëve, gjyqtarëve dhe drejtoprëve të institucioneve të rëndësishme që ishin pjesë e aplikacionit “Aktiv1st”, u publikua një ditë më parë.

Pjesë e listët ishte edhe kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla.

Pas daljes së emrit të tij si pjesë e “Aktiv1st”, Balla ka bërë një reagim duke sqaruar se nuk e kishte shkarkuar aplikacionin dhe as e ka përdorur ndonjëherë. Ai shprehet se anëtarët e KLP-së janë të depolizituar dhe nuk mund të bëhen aktivistë.

“Në lidhje me këtë fakt që ai e konsideron të pa vërtetë, zoti Balla është vënë në dijeni nga media. Ai shprehet se nuk e ka shkarkuar, parë dhe përdorur asnjëherë një aplikacionin për të cilin nuk e ka idenë se çfarë përfaqëson. Anëtarët e KLP-së, gëzojnë statusin e magjistratit dhe janë të depolitizuar e të departizuar dhe nuk ka sesi të shkelin ligjin të bëhen anëtarë apo aktivistë të një partie politike e kujtdo krahu qoftë, apo të merren me aktivitet politik gjatë mandatit kushtetues. Ai inkurajon gjithashtu organet e drejtësisë të hetojnë dhe të gjejnë shpërndarësit e këtij lajmi të pavërtetë për të”, ka thënë Balla.

Të fundit