E-TJERA

U sulmua nga hakerat? Reagon Air Albania: Sistemet e të dhënave janë të paprekura

U sulmua nga hakerat? Reagon Air Albania: Sistemet e të dhënave

Kompania e udhëtimit ‘Air Albania’ ka reaguar një ditë pas në media u raportua se është sulmuar nga hakerat.

Me anë të një reagimi zyrtar, kompania bën të ditur se ky informacion nuk është i vërtetë dhe se çdo e dhënë është e sigurt.

Nisur nga publikimet e fundit mediatike të pavërteta, konfirmojmë për të gjithë pasagjerët dhe partnerët tanë se sistemet e të dhënave të Air Albania janë të paprekura dhe nën monitorim të vazhdueshëm. Për Air Albania siguria e të dhënave dhe sistemeve operative qëndron në të njëjtin nivel maksimal me sigurinë që garantojmë në avionët dhe udhëtimet tona.

Skuadra të dedikuara ekspertësh monitorojnë operacionet kibernetike 24/7 duke përditësuar gjithashtu në mënyrë të vazhdueshme edhe programet kompjuterike dhe çertifikatat e sigurisë. Me Air Albania çdo qiell është i sigurtë”, thuhet në njoftim.

 

Të fundit